Një burrë dënohet me 15 vjet burg, keqpërdori seksualisht të miturit

Një burrë me inicialet S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg prej 15 vjetëve për “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”. Kështu ka bërë të ditur sot Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka informuar se të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button