Kaloni te përmbajtja kryesore

Një burrë e rrah të fejuarën për shkaqe xhelozie

Një grua nga Dragashi dje ka raportuar se me 4 korrik ishte sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, për shkaqe xhelozie.

”Me datë 10.07.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, i dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button