Një burrë gjendet i vdekur në një kanal

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes është raportuar se është gjetur trupi i pajetë i një burri në një kanal në Pejë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas Policisë rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button