Kaloni te përmbajtja kryesore

Holanda planifikon të blejë autoportretin e Rembrandt van Rijn

Qeveria holandeze po planifikon të blejë një autoportret ikonë të artistit holandez të shekullit të 17-të, Rembrandt van Rijn.
Ajo po kërkon miratimin parlamentar për blerje. Një vepër që shihet si jashtëzakonisht e rëndësishme për kulturën dhe historinë holandeze.
Kryevepra e vitit 1636 ka qenë në pronësi të koleksionistëve privatë, përfshirë Rothschildët për shekuj me radhë.
“Standardbartësi po kthehet përgjithmonë në shtëpi pas një udhëtimi prej disa shekujsh” tha Ministrja e Kulturës, Ingrid van Engelshoven.
Qeveria po lë mënjanë 150 milionë euro për pikturën, ndërsa fondi i muzeut do të shtojë 10 milionë euro të tjera dhe Shoqata Rembrandt 15 milionë euro.
Standard Bearer ka qenë në pronësi të një dege franceze të familjes Rothschild që nga viti 1844 dhe Franca e ka shpallur atë një thesar kombëtar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button