Një burrë gjendet i vdekur në Rimanishtë të Prishtinës

Një trup i pajetë i një burri, rreth 30 vjeçar është gjetur sot në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, ka bërë të ditur Borovci./21Media

Back to top button