Një burrë gjendet i vrarë
Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se në lagjen ‘Çezmë’, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin është gjetur i vrarë me armë zjarri një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
“Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, ka informuar policia./21Media