Ambasada e SHBA-së: Zgjedhjet e lira, korrekte dhe transparente janë esenciale për demokracinë

Zgjedhjet e lira, korrekte dhe transparente janë esenciale për çdo demokraci të fuqishme, deklaroi Ambasada e SHBA-së në faqen e saj në Facebook.
“Sot i duartrokasim qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët të drejtën e tyre në këtë parim vital demokratik e realizojnë në zgjedhjet lokale në mbarë vendin”, u shkrua në postimin e Ambasadës amerikane.
Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e shtata lokale. Në 3.480 vendvotime, qytetarët votën mund ta japin për gjithsej 10.831 kandidatë, nga të cilët 299 për kryetarë komune, ndërsa të tjerët për këshilltarë, në 91 fletëvotime të parashtruara nga grupi i votuesve gjegjësisht të pavarur dhe 31 lista nga partitë politike dhe koalicione, raporton TV21./21Media

Back to top button