Një burrë i mbijetoi fluturimit 11-orësh i fshehur te rrota e aeroplanit

Policia holandeze thotë se ka gjetur të gjallë një udhëtar të fshehur në pjesën e rrotave të një avioni që u ul në aeroportin Schiphol të Amsterdamit nga Afrika e Jugut.
Fluturimet nga Johanesburg në Amsterdam zgjasin rreth 11 orë.
Është shumë e pazakontë që turistët në fluturime të gjata të mbijetojnë, për shkak të të ftohtit dhe oksigjenit të ulët në lartësi të mëdha, transmeton rtv21.tv.
Mosha dhe kombësia e burrit nuk janë përcaktuar ende, thotë policia.
“Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së avionit dhe u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Policisë Ushtarake Mbretërore Hollandeze, Joanna Helmonds.
Ajo u shpreh se “është mjaft e habitshme që burri është ende gjallë”./21Media

Back to top button