Një burrë i vë flakën vetes në oborri e gjykatës ku po zhvillohej gjyqi ndaj Trumpit

 

Një burrë i ka vënë flakën vetes në një park jashtë gjykatës ku po zhvillohet gjyqi penal i Donald Trump

Gazetarët në vendngjarje panë burrin të hidhte pamflete në ajër, përpara se të lyhej me lëng çakmak dhe t’i vinte flakën vetes.

Motivi që e shtyri  burrin ta bëjë një gjë të tillë  nuk dihet, dhe ai është në gjendje kritike në spital, thotë NYPD

Kjo është hera e parë që një president amerikan – aktual apo ish – përballet me një gjyq penal

Trump akuzohet se u përpoq të mbulonte një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin porno Stormy Daniels përpara se të fitonte zgjedhjet e 2016-ës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për mashtrim dhe gjithashtu mohon të ketë një lidhje me Daniels/21Media

Back to top button