SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë me 1 maj, ka 11 kërkesa

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi SBAShK ka bërë të ditur se kanë analizuar kërkesat që kanë ardhur dhe para Qeverisë do të dalin me disa kërkesa.

“Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona, Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit, Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidoms për ruajtjen e vendeve të punës, Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve. Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e kooeficientit të pagave për se paku 30%, Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore, Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave, Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social, Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit, Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolekrive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata, Kërkojmë të kemi përaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët”, ka shkruar SBAShK në “Facebook”./21Media

Back to top button