Një burrë shantazhohet se do t’i publikohen video intime, policia nis hetimet

Një burrë është shantazhuar, nga një i dyshuar i panjohur se do të publikojë një video intime të tij në rrjete sociale.

Ngjarja e raoportuar të hënën rreth orë 19:00 ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës.

Me këtë rast i dyshuari i ka kërkuar viktimës një shumë parash e cila është kërkuar që të paguhet online pasi që ai të arrijë jashtë Kosovës, thuhet në raportin e Policisë, transmeton rtv21.tv.

Rasti është cilësuar si “Shantazh”, dhe për të është njoftuar edhe prokurori./21Media

Back to top button