Një burrë sulmohet me armë zjarri, shtrihet në QKUK

 

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e së enjtës, në fshatin Vobërgjan të Pejës, një burrë kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që i njejti ishte plagosur nga persona të panjohur.

”Ankuesi ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit, i cili jeton në Amerikë”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button