Një burrë sulmon një grua në Obiliq, arrestohet
Një grua ka njoftuar policinë në Obiliq se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga një burrë.
Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Obiliq / 12.05.2024 – 06:51. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media