Një burrë vdiq në Emergjencë, Policia jep informacione

Mbrëmë në Emergjencën e Ferizajt është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore I.A., 75-vjeç, i cili më pas ka vdekur. Sipas policisë bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Policia ka njoftuar se viktima është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre.
“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar nje informacion në Qendrën Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçar, është sjellur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestar pas tretmanit mjekēsor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur ( vdekje natyrale). Lidhur me këtë ngjarje, policia, hetuesit nga stacioni Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes në fshatin Brod të Shtërpcës. Sipas familjarëve viktima është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre”, ka thënë Veseli.
Në lidhje me këtë është informuar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij është inicuar shënim zyrtar. Ndërsa, Policia ka theksuar se “nuk ka asnjë dyshim tjetër”./21Media

Back to top button