Një çantë me fishekë kapet në aeroportin e Prishtinës
Pasagjeri po fluturonte nga Gjermania
Oficerët Doganor sot kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikë kalimin Kufitar – Aeroport.
Në një komunikatë të Doganës thuhet se në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania.
“Personi në fjalë ka kaluar nëpër kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta , është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce”, thuhet tutje në komunikatë.
Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria./21Media