VV dhe LDK mbledhin nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme

Kërkojnë diskutim për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto momente kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë, për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se kjo dokumenti i propozuar nga Qeveria është shumë problematike, andaj pas debatit do të propozohet një rezolutë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 dhjetor kishte bërë shqyrtimin e Draft-Marrëveshjes gjithpërfshirëse dhe obligative-ligjore në mes të republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Avni Arifi nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shpalosur këtë draft-marrëveshje duke përmendur objektivat kryesore të saj. “Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë që palët të njohin integritetin dhe sovranitetin e njëra-tjetrës, të adresohen çështjet e pensioneve, të ketë drejtësi për vitkimat e dhunës, të zgjidhen problemet si njohja reciproke, telekomunikimi, energjia, të mundësohet lëvizje e lirë e mallrave që të ketë treg të hapur, të këtë garancë për komunitetet për të drejtën e gjuhëve, feve, të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Drafti është dërguar tek të gjithë liderët politik, tek ambasadorët e Quintit, tek udhëheqësit e institucioneve. Ky draft do të inkorporoj edhe sugjerimet e dhëna nga të lartë cekurit”, kishte thënë ai./ 21Media 

Back to top button