Një depo e shkollës në Istog përfshihet nga zjarri
Nuk ka të lënduar
Dje në fshatin Cërrcë të Istogut, një depo e shkollës është përfshirë nga zjarri, në të cilën ishin të vendosura drutë për ngrohje të kësaj shkolle. Siç bën të ditur policia, nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin.
Ndërkohë që ende vazhdojnë hetimet për rastin./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?