Një ditë pas dasmës iu shkrumbohet shtëpia, lëndohet një person

Një person është lënduar pasi ka ndërhyrë për të shuar zjarrin në banesën e tij në Pllane të Lezhës.
Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 në banesën e shtetasit Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur.
Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi kanë qenë 5 anëtarët e familjes, të cilët po pushonin pasi një ditë më parë kishin martuar djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.
Ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjëherë jashtë, ndërsa djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vetë, por ka marrë plagë djegieje ndërsa po mundohej për të shuar flakët, por pa mundur t’ia dalë.
Zjarrfikësit megjithëse kanë mbërritur në kohë e kanë pasur të pamundur për të shpëtuar banesën nga djegia, pasi flakët ishin përhapur me shpejtësi duke përfshirë të gjithë banesën.
Shkëndija elektrike dyshohet të jetë bërë shkaktare, kjo pasi në zonë ka në vazhdimsi luhatje dhe ndërprerjë të energjisë elektrike./vizionplus

Back to top button