Një drejtor në KPM ndalohet nën dyshimin për ryshfet
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar A.B., Drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas dyshimeve fillestare, A.B dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8 mijë euro me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.
I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?