Një e vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën “Arbën Xhaferi”

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në autostradën ”Arbën Xhaferi”, një vajzë rreth moshës 9 vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka treguar se viktima femër ka ndërruar jetë në emergjencë.
Ai theksoi se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.
Po ashtu bëri të ditur se është arrestuar edhe një person i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje.
Me këtë rast Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjës.
”Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes. Të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik. Të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoolit. Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë përdorimi i tij gjatë drejtimit të automjetit. Humbja e jetëve njerzore mbetet një shqetsim i madh per policine dhe qyetaret ne pergjithesi, prandaj kerkohet kujdes i madh ne trafik nga te gjithë per te shmangur rastet e tilla”./21Media

Back to top button