Një femër në Ferizaj dyshohet se është dhunuar në motel

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj.
Dyshohet se një femër është dhunuar seksualisht në shtator të vitit 2022 në një motel.

“Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button