Një femër në Ferizaj raporton në polici se është dhunuar dhe mbeti shtatzënë

Një grua nga Ferizaj dje ka raportuar në Policis se persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.

Policia nuk ka bërë me dije nëse ka të arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button