Zgjedhjet në veri, Kurti: Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se atmosfera në zgjedhjet e djeshme ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit, që sipas tij kjo ishte arsyeja e daljes së ultë t ë qytetarëve në votim.

“Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen. Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje Kurti, i ka uruar kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Sipas kryeministrit, ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim.

Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre./21Media

Back to top button