Një fëmijë vdiq nga Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, kanë vdekur 24 persona, ndër ta edhe një fëmijë.
Instituti nuk ka dhënë më shumë të dhëna, por ka njoftuar se fëmija i përket moshës 0-9 vjeç, i gjinisë femërore dhe është nga komuna e Lipjanit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 890 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar edhe 1.712 qytetarë.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?