Një fëmjë nxirret i gjallë nga rrënojat e Bejrutit pas 24 orëve

 

Orë paniku, ankthi, frike për jetën në Bejrut të Libanit. Një shpërthim i fuqishëm për pak sekonda mjaftoi të ndryshonte jetën e shumë njerëzve.

Më shumë se 135 persona nuk janë më në jetë, mbi pesë mijë të tjerë kanë marrë plagë e për dhjetëra nuk ka asnjë gjurmë. Shumë prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën.

Por, mes gjithë kësaj panorame të zezë, ndodhin edhe mrekulli. Një fëmijë u nxor i gjallë nga rrënojat e Bejrutit, pas 24 orëve betejë me jetën.

Momenti që të mbush sytë me lot dhe zemrën me shpresë u shpërnda nga gazetarja Vanessa Beeley në “Facebook”.

Në video, të voglit i duket vetëm koka dhe njëra dorë, ndërsa ekipet e emergjencës gërmojnë për ta çliruar nga betoni, pluhuri dhe xhamat. Pasi u nxor i gjallë, foshnja u dërgua në spital./vizionplus

Back to top button