Një foshnje e vdekur në Fushë Kosovë, cilësohet vdekje e dyshimtë

 

Një foshnje pa shenja jete është raportua se gjendet në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje në rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës.

Sipas policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button