Rusia miraton vaksinën e tretë kundër Covid-19

 

Rusia ka miratuar vaksinën e tretë kundër Covid-19 të zhvilluar nga Qendra Chumakov dhe me titull CoviVac.

“Vaksina e tretë ruse e koronavirusit CoviVac u regjistrua. Ajo u zhvillua nga Qendra Chumakov. 120,000 dozat e para do të prodhohen për vaksinimin masiv që nga mesi i marsit”, tha Kryeministri Mikhail Mishustin në takimin e qeverisë.

Sipas tij sa për dy vaksinat e mëparshme, 10 milionë doza të vaksinës Sputnik V dhe 80,000 doza të vaksinës EpiVacCorona u prodhuan tashmë, transmeton rtv21.tv.

Njerëzit mund të regjistrohen për vaksinim përmes një portali të drejtuar nga qeveria. Mbi 4,000 pika vaksinimi u hapën në të gjithë vendin.

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko tha se vaksina CoviVac provoi sigurinë dhe efektivitetin e saj gjatë provave klinike.

CoviVac jepet në dy doza, me 14 ditë diferencë. Ajo transportohet dhe ruhet në temperatura normale të frigoriferit, prej 2 deri në 8 gradë Celsius./21Media

Back to top button