Një furgon vetaksidentohet në Besi

Lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Besi në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Për pasojë, një mjet furgon me ngjyrë të kuqe ka dalë nga rruga dhe drejtuesi ka pësuar lëndime.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 10 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera vetëm me dëme materiale.

Ndërsa shkelësve të rregullave të komunikacionit, Policia u ka shqiptuar 1 mijë e 490 tiketa trafiku./21Media

 

Back to top button