Policia arrestoi 38 persona gjatë 24 orëve

Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka arrestuar 38 persona. Prej 22 janë arrestuar dhe intervistuar, 10 persona janë dërguar në mbajtje, kurse në vuajtje të dënimit janë dërguar 6 persona.

Shkelësve të rregullave të komunikacionit, Policia u ka shqiptuar 1 mijë e 490 tiketa trafiku.

Fatmirësisht gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, por 10 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera vetëm me dëme materiale.

Kujtojmë se Policia dje u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, në radhë të parë iu drejtua drejtuesve të mjeteve që të kenë parasysh prezencën e nxënësve në rrugë veçanërisht në zonat afër objekteve shkollore, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të rritet siguria për nxënës gjatë lëvizjes nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas.

Nga nxënësit dhe këmbësorët e tjerë gjithashtu u kërkua kujdes dhe vëmendje e shtuar dhe këshillohen që mos të ecin nëpër shirita qarkullues por të ecin nëpër trotuare, ndërsa për kalimin e rrugës të shfrytëzojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë./21Media

Back to top button