Një grua ankohet se iu premtua martesë në këmbim të marrëdhënieve seksuale

Një grua nga Ferizaj është ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë e ka gënjyer duke i premtuar martesë, derisa me 6 nëntor kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Viktima i ka thënë policisë dje se me të dyshuarin është njoftuar në rrjete sociale.
Rasti është cilësuar si “nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.
Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button