Një grua dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Ferizajt

Një grua është dërguar pa shenja jete të shtunën në emergjencën e Ferizajt.
Në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona, teksa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se në emergjencë Ferizaj është sjellë pa shenja jete një femër kosovare, ku nga epika mjekësore është konstatuar vdekja e sajë. Njësiti policor ka dal ne vendngjarje.  Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button