Një grua dhe një fëmijë 3 vjeç vdiqën në një aksident në rrugën Dragash- Zhur

Një grua 42 vjeç dhe një fëmijë 3 vjeç kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Dragash- Zhur sot rreth orës 10:50, njofton policia.
“Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërgua ne Prishtinë.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.
“Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa I dyshuari pas marrjes se ndihmës se par ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër te prokurorit te shtetit.”, përfundon njoftimi./21Media