Një grua e plagosur në protesta po lufton për jetën

 

Një grua e cila u plagos rëndë ndërsa protestonte kundër grushtit të shtetit ushtarak të Mianmarit është në gjendje kritike.

Ajo u lëndua në një protestë të martën në kryeqytetin Nay Pyi Taw, nga policia që përpiqej të shpërndante protestuesit duke përdorur top uji, plumba gome dhe plumba drejtpërdrejt, transmeton rtv21.tv.

Grupet e të drejtave dhe mediat thonë se gruaja u qëllua në kokë.

Ka pasur raportime për lëndime serioze pasi policia ka rritur përdorimin e forcës, por nuk ka viktima deri më tani.

Dhjetëra mijëra persona kanë dalë në protesta në rrugë kundër grushtit të shtetit, i cili rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi javën e kaluar, pavarësisht nga një ndalim i fundit për tubime të mëdha dhe një shtetrrethimi natën.

Demonstratat rifilluan të mërkurën në mëngjes, për të pestën ditë me radhë, me një grup të madh të nëpunësve civilë që mblidheshin në Nay Pyi Taw për të protestuar./21Media

Back to top button