Një grua është gjetur e vdekur në Obiliq
Një grua është gjetur e vdekur në një objekt përcjellës për në shtëpinë e saj, të mërkurën në Obiliq.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës, thuhet në raportin 24 orësh, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes“./21Media