Një grua gjendet pa shenja jete në Ferizaj

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Ferizaj.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka thënë se rasti po hetohet.
“HETIM I VDEKJES- Ferizaj / 16.03.2025 – 12:35. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?