Një grua goditet nga vetura në Vushtrri

Një grua është goditur nga vetura në Vushtrri sot rreth orës 18:50.
Lajmin për rtv21,tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjeksor.
“Rreth orës 18:50, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugorë në Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim mjeksor”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button