Një grua i shkon një burri në shtëpi, e rrah dhe e kërcënon

Të dielën një burrë në Prizren ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar në shtëpinë e tij nga një grua.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button