Një grua rrahet nga burri dhe vjehrri i saj

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici të shtunën se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button