Gruaja shtatzënë goditet nga vetura në Vushtrri, humbi binjakët ende të palindur
Një person është arrestuar të premten në Vushtrri, pasi ka aksidentuar një këmbësore e cila ishte shtatzënë.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima ka humbur binjakët e saj ende të palindur, ndërsa sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Në njoftimin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar një ditë pasi e ka shkaktuar aksidentin.