Një grua saudite dënohet me 34 vjet burgim për përdorimin e Twitter

Një studente saudite është dënuar me 34 vjet burgim pasi kishte një llogari në aplikacionin Tëitter.
Salma al-Shebab u akuzua për përdorimin e Tëitter për të shkaktuar trazira publike dhe për të destabilizuar sigurinë civile dhe kombëtare, pasi ajo bëri postime në aplikacion duke bërë thirrje për të drejtat e grave në Arabinë Saudite.
Al-Shebab e cila është nënë e dy fëmijëve, si fillim u dënua me 6 vjet burgim, por një gjykatë saudite rriti dënimin e saj në 34 vjet.
Në vendimin e dënimit, Gjykata përmendi aktivitetet e saj në rrjete sociale, konkretisht në Tëitter dhe që sipas Gjykatës, e njëjta shprehu solidaritetin me aktivistët e burgosur për të drejtat e grave si Loujain al-Hathloul dhe bëri thirrje për lirimin e tyre.
Ajo u akuzua për “dhënien e ndihmës pë rata që kërkojnë të prishin rendin public dhe të minojnë sigurinë e publikut të gjerë dhe stabilitetin e shtetit”, gjithashtu edhe për “publikimin e informacioneve të rreme dhe tendicioze në Tëitter”.
Al-Shebab u arrestua në janar të vitit 2021, ndërsa ishte me pushime në Arabinë Saudite, vetëm disa ditë para se të planifikonte të kthehej në MB, ku ishte studente doktorrature në Universitetin Leeds./21Media

Back to top button