Një grua sulmoi burrin me thikë

Një grua në Ferizaj ka sulmuar burrin me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas pranimit të informacionit Policia ka arrestuar gruan e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Ndrecaj” në Ferizaj. Personi i lënduar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Pasi është intervistuar nga hetuesit rajonalë, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është iniciuar rasti vrasje e mbetur në tentative, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore./21Media

Back to top button