Një grua thotë se u dhunua vitin e kaluar derisa ishte e dehur

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit më 30 dhjetor të vitit 2023 në Fushë Kosovë.

Polica përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, rasti është nën hetime./21Media

Back to top button