Një grua vdiq pasi u rrëzua në një lokal në Ferizaj

Një grua ka vdekur të mërkurën në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi u rrëzua nga pakujdesia në një lokal në Ferizaj, me 1 qershor të këtij viti, njoftoi polica.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për rastin e aksidentit policia kishte raportuar edhe ditë më parë në raportin 24 orësh, ku njoftonte se viktima ishte dërguar në spital. Rasti po vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button