Një grup i armatosur rrëmben 15 shtetas amerikanë

Një bandë e armatosur ka rrëmbyer një grup prej 15 misionarësh amerikanë, përfshirë anëtarët e familjes së tyre në një incident që ndodhi pran Port-au-Prince të Haitit. Në mesin e të rrëmbyerve raportohet të ketë edhe fëmijë.
Të rrëmbyerit u zbritën nga një autobus pasi vizituan një jetimore, thanë burimet e sigurisë të Haitit për mediat. Ende nuk dihen shumë detaje, por zyrtarët amerikanë thanë se janë në dijeni të raporteve.
Bandat e armatosura kanë kontrolluar zonat më të varfra të kryeqytetit të Haitit prej vitesh. Kohët e fundit ata kanë zgjeruar kontrollin e tyre në pjesë të tjera të kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince dhe zonat e tij periferike. Haiti ka një nga nivelet më të larta të rrëmbimit në botë, pasi bandat e fuqishme shfrytëzojnë situatën e brishtë të funksionimit të ligjit për të fituar para nga pagesat e shpërblimit.
Që nga vrasja e presidentit, Jovenel Moise në korrik, fraksionet rivale janë përpjekur të marrin kontrollin dhe mungesa e sigurisë është rritur.
Ministria e Drejtësisë e Haiti dhe Policia Kombëtare nuk kanë komentuar raportet. Qeveria amerikane ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për incidentin, por Departamenti i Shtetit i tha AFP-së se ishte njoftuar me raportet dhe se siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit është një nga përparësitë kryesore.

Back to top button