Një hap drejt procesit të emërimit të ambasadorëve të rinj
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi për rtv21.tv ka konfirmuar se sot është mbajtur takimi për dëgjimin e kandidatëve për ambasador në vende të ndryshme.
Megjithatë, Abazi nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me takimin. Ai nuk ka treguar se kur pritet të kryhet ky proces dhe të emërohen ambasadorët e rinj.
Ky takim ishte paraparë që të mbahej më 3 shtator, por sipas tij, antarët e këtij komisioni nga PDK dhe AAK e kishin lëshuar takimin, gjë që e kishte pamundësuar zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve.
Ndryshe, Kosova që tre muaj ka mbetur pa ambasadorë, që kur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla i ka dërguar presidentes Vjosa Osmani propozimin për lirimin nga detyra dhe tërheqjen nga misioni diplomatik i mbi 20 ambasadorëve të Republikës së Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?