Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahën mes vete për pronë në Vushtrri

Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër dje në Vushtrri për arsye pronësore. Policia njofton se me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
 “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pasi kishin një konflikt mes vete lidhur me një çështje pronësore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:46 minuta./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button