Një i arrestuar në Zubin-Potok, u regjistrua si shtetas i Kosovës me dokumente të rreme

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “vjedhje e identitetit dhe pajisje e qasjes”

Sipas njoftimit, i dyshuari në komunën e Zubin-Potokut ka tentuar të pajiset me pasaportë dhe patentë shoferi nëpërmjet të dhënave të rreme.

I arrestuari D.B. është regjistruar si shtetas i Kosovës me dokumente të rreme.

Ndërsa, nëpërmjet Interpolit, autoritetet kosovare kanë mësuar se në arrati është G.S., në Greqi, i lindur në vitin 1977.

“I njëjti nga Interpoli i Greqisë kërkohet për disa vepra të rënda penale, si: ‘Krimi i organizuar’, ‘grabitje’, ‘detyrim’, ‘lëndim të rëndë trupor’, ‘dhënie e deklaratave false’, ‘posedim ilegal të eksplozivit dhe mjeteve shpërthyese’ etj. Ndërsa nga Interpol i Malit të Zi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”, thuhet në njoftimin policor.

Back to top button