Një i arrestuar për dhunë familjare dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve

 

Policia sot informoi se dje në Pejë arrestoi një person për një rast të dhunës në familje dhe në vendngjarje u gjetën disa armë dhe monicion.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë, me datën 26.09. 2020, është informuar nga viktima për një rast Dhunë familjare. Njësiti Policor pran Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar.”, informoi policia.

Sipas policisë, te i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar:

-Një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator

-Një (1) Armë artizanale

-Një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator

-Një Pistoletë Colt, me një karikator

-Dy karikator AK-47

-Një vazhdues tromblonik

-Municion kalibrave të ndryshëm.

“I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor.”, informoi policia./21Media

Back to top button