Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i arrestuar për sulm ndaj policit, vozitje pa leje e i dehur

 

Është arrestuar i dyshuari pasi ka sulmuar policin gjatë kohës sa ishte në detyrë.

I njëjti, ka qenë duke vozitur në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë, të martën pasdite.

Pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu, në makinën e të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë, një fishekë dhe substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari mbahet në ndalim policor deri në këndellje e më pas intervistohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button