Një i burgosur largohet nga pavijoni gjysmë i hapur në Dubravë, lëshohet letër rreshtim

I burgosuri K.B i cili ishte i dënuar me tri vite burgim është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i cili gjendet në Qendrën Korrektuese të Dubravës.Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i njëjti është larguar ndërsa është lëshuar edhe një letër rreshtim për të njëjtin si dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

K.B., sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës ka qenë i dënuar me tri vite burgim dhe se do të lirohej në dhjetor të vitit të ardhshëm.

SHKK nuk ka treguar se për çfarë vepre penale ka qenë i dënuar tashmë i larguari.

Back to top button